Shitet apartament 3+1 me sipërfaqe 129.13 m2 në rrugën "5 Maj". Apartamenti ka një planimetri të rregullt dhe një mirë organizim të hapësirës me hyrje direkte në korridor, nëpërmjet të cilit bëhet e mundur shpërndarja fillimisht në tri dhomat e gjumit, dy tualetet dhe më pas shkojmë në sallonin ndenjes së bashku me kuzhinën i cili ka aksesueshmëri në ballkon. Ndodhet në katin e pestë të një pallati të ri nëntë katësh, me ashensor dhe orientim nga Veriu, në një nga komplekset më të reja të Kryeqytetit me vit ndërtimi 2019. Për një vizitë në pronë na kontaktoni tani!