Përshkrimi
Sip. Totale:

126 m2

Sip. e brëndshme:

0 m2

Dhoma:

2

Tualet:

2

Nr. Dhomave:

3

KATI:

9

Shitet super apartament 2+1 me sipërfaqe 126 m2 në Unazë të Re, rruga "Teodor Keko". Apartamenti është totalisht i mobiluar dhe investuar ne mënyrë moderne deri në detaje, në arredim, ndriçim, elektroshtëpiake nga markat më të mira në treg, dopio xham, grila, parket druri, termoizolim,sistem chiller etj. Apartamenti është i organizuar mjaft mirë me hyrje direkte në një korridor, duke vazhduar në sallonin ndenjes, më tej është kuzhina e cila ndodhet në dhomë më vete, e veçuar nga salloni, dy dhomat e gjumit, një dhomë që shërben si garderobë e veçuar, dy tualete me sistem incaso dhe ballkoni. Ndodhet në katin e nëntë të një pallati të ri, me ashensor dhe pozicionohet në një nga zonat më të mira të Unazës së Re. Apartamenti është në proces hipotekimi. Për një vizitë në pronë na kontaktoni tani!

Karakteristikat
Powered by BSP Real Estate CRM