Shitet apartament 2+1 me sipërfaqe 93 m2 në Unazë e Re. Apartamenti ka hapsirë të organizuar mjaft mirë me hyrje direkte në sallonin e ndenjes së bashku me kuzhinën, duke vijuar në dy dhomat e gjumit, një tualet(me ndriçim natyral) dhe dy ballkone të aksesueshëm nga dhoma e ndenjes dhe njëra prej dhomave të gjumit. Nëse apartamenti shitet i mobiluar vlera e tyre shkon 5000 €. Gjithashtu opsionale është dhe blerja e një garazhi me vleren 9000 €. Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një pallati të ri, të mirë administruar, me ashensor dhe ka ndriçim natyral të dhomave gjatë ditës. Disponon dokumentacion të rregullt (Hipotekë). Për një vizitë në pronë na kontaktoni tani!