Përshkrimi
Sip. Totale:

105 m2

Sip. e brëndshme:

0 m2

Dhoma:

2

Tualet:

2

Nr. Dhomave:

3

KATI:

6

Shitet Apartament 2+1 me sipërfaqe 104.8 m2 në një ndër Komplekset më të mira në Tiranë, "Fiori Di Bosco". Apartamenti ka nje planimetri mjaft të rregullt dhe materiale shumë cilësore në ndërtim. Ka një mirëorganizim të hapsirës në një sallon ndenje së bashku me kuzhinën, dy dhoma gjumi, dy tualete per secilën dhomë gjumi dhe një ballkon të aksesueshëm nga salloni dhe dhoma e gjumit. Apartamenti ka orientim nga Veriu. Rreth Kompleksit Rezidencial “Fiore Di Bosco” Fare pranë qëndrës së kryeqytetit, e arritshme nga tre akse rrugësh kryesore, por maksimalisht e mbrojtur nga zhurmat dhe pluhurat; me arkitekture bashkëkohore dhe ekologjike, mes një pylli të gjelbëruar dhe freskisë ndodhet KOMPLEKSI RESIDENCIAL “FIORI DI BOSCO” Kompleksi sjell aplikimin e teknologjive të fundit në ndërtim për të ofruar cilësinë më të lartë në çdo njësi banimi duke ofruar : • Siguri dhe administrim në të gjithë kompleksin • Hapësira dhe ambiente tregtare si Supermarket, palestër, SPA si dhe ambiente argëtuese për fëmijët dhe prindërit (çdo shërbim që ofrohet brenda kompleksit në funksion të banorëve) • Hapsira gjelbërimi dhe ambiente të tjera rekreative si: ambiente sportive, kënd lojrash për fëmijët, lulishte me shatërvane dhe hapësira relaksi. • Parkime të siguruara për çdo familje në katin –1 dhe vendparkime në sistemimet e jashtme • Teknologji e re ndërtimi me fasadë të ventiluar dhe vetrata termike • Izolimi akustik i mureve perimetral të çdo njësie banimi me lesh xhami/polisterol • Vendndodhje strategjike, pranë qendrës së kryeqytetit dhe akseve kryesore të qarkullimit • Dopio ashensor për çdo shkallë, me bateri emergjence • Gjenerator emergjence në rast shkëputje energjie elektrike (për ndriçimin e shkallës dhe pompave të ujit) • Instalimet e sistemit ngrohje-ftohje multisplit për çdo ambient të apartamentit • Hidrosanitare të shkëputura nga dyshemeja. • Dyer të brendshme dhe të jashtme me rimeso druri, me disa zgjedhje për ngjyrat • Vetrata panoramike dhe dritaret me lartësi nga tavani në dysheme

Powered by BSP Real Estate CRM