Shitet apartament 3+1 me sipërfaqe 132. 08 m2 tek Kompleksi më i Ri që po ndërtohet pranë Vila L në Unazë të Re. Apartamenti ka një planimetri dhe organizim mjaft të rregullt të hapsirës me hyrje direkte në korridor i cili bënë të mundur shpërndarjen e dhomave fillimisht në sallonin ndenjes së bashku me kuzhinën, duke vijuar në tri dhomat e gjumit e më pas në dy tualetet dhe në dy ballkonet e aksesueshëm përkatësisht nga njëra dhomë gjumi dhe tjetra nga dhoma ndenjese. Ndodhet në katin e katërt të një nga Komplekset më moderne që po ndërtohet në një nga zonat më të mira të qytetit të Tiranës pranë Vilës L. Me një arkitekturë bashkëkohore dhe materiale cilësore ku objektet do të kenë fasadë me sistem kapot sipas projektit arkitektonik, me grafiato dhe pjesërisht pllakë, dritare dhe vetrata plastike + xham dopio dhe grila, instalimet do të jenë Hidro-Tuba Pe-xa per furnizim, kolektore, wc/bide dhe grup dushi incasso, me hidroizolim cilësor etj. Ambientet do të jenë rekreative të gjelbëruara në oborrin brenda pallatit, konkretisht mbi 1000 m2. Gjithashtu disponibël do të jenë dhe dy kate parkimi nëntokë. Apartamentet do te jene te ndertuara konform planimetrive përkatëse dhe i gjithë Kompleksi ka një organizim të mirëmenduar ku të gjithë klientet do të gjejnë vetëveten. Për të rezervuar pronën tuaj na kontaktoni tani!