Descrizione
Gross Area:

140 m2

Interior Area:

0 m2

CAMERE:

2

BAGNO:

2

Numero di Stanze:

4

PIANI:

4

Jepet apartament me qira në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Liqenit Artificial me një sipërfaqe prej 140 m2. Apartamenti është i organizuar ne: dy sallone ku njëra prej tyre mund të kthehet lehtësisht në dhomë gjumi, kuzhinë të veçuar, dy dhoma gjumi, korridor, dy tualete dhe dy ballkone ku në njëren prej tyre është vendosur një kuzhinë e vogël. Ndodhet në katin e katërt në një pallat të ri të pajisur me ashensor dhe ofrohet plotësisht e mobiluar në mënyrë bashkohore. Brenda apartamentit do të gjeni qetesinë dhe komoditetin e duhur. Banesa ju ofron organizim të mirë të hapesirës së brendshme, dhoma të bollshme, punime të ndryshme gipsi, letër murale, parket druri dhe laminat në të gjithë ambjentin, oxhak funksional, sistem Chiller për ngrohjen dhe ftohjen, tualet me hidromasazh etj. Apartamenti është i orientuar nga veriu dhe jug-lindja, me pamje të lagjes përreth. Në çmim përfshihen edhe tre vënde parkimi në garazh të mbyllur në katin e nëndheshëm.

.

Powered by BSP Real Estate CRM